Ndërlidhjet

logo-print

Katër të vrarë gjatë zgjedhjeve në Tajlandë


Ilustrim

Ilustrim

Përgjaket procesi elektoral në Tajlandë, ku kryengritës të dyshuar në jug të Tajlandës kanë vrarë tre ushtarë dhe një zyrtar zgjedhor gjatë një sulmi me bombë të dielën.

Mirëpo, policia thotë se ky incident, i cili dyshohet se e kryen kryengritës mysliman, nuk ka të bëjë me zgjedhjet, të cilat kanë ndarë në dysh Tajlandën, me protestuesit anti-qeveritar dhe partinë kryesore opozitarë që kundërshtojnë votimet.

Sipas forcave të rendit, Jatra Promkaev, një zyrtar zgjedhor në krahinën Pattani, është në mesin e viktimave, bashkë me tre ushtarë, të cilët u vranë nga persona të armatosur që sulmuan një postbllok duke hedh tri granata dore.

Tajlanda po voton sot nën masa të rrepta të sigurisë, proces ky që mund ta shtyj shtetin edhe më thellë në krizë politike.

Të paktën dhjetë njerëz janë vrarë dhe mbi 577 janë lënduar gjatë dhunës politike, që kur nisën trazirat në këtë shtet në nëntor të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG