Ndërlidhjet

Holanda nderon mbretëreshën Beatrix


Ilustrim
Ilustrim
Holanda ka nderuar ish-mbretëreshën Beatrix me një natë spektakolare muzikore të shtunën mbrëma në Roterdam.

Pas 33 vjet sundimi. Princesha Beatrix, 76 vjeçe, liroi fronin mbretëror në prill të vitit të kaluar, duke i lënë rendin fjalit të saj, tani Mbretit Ëillem-Alexander.

Në fund të koncertit 90 minutës, mbreti dhe gruaja e tij, Maxima, bashkë me një audiencë prej 4,000 vetash, në të fund të galas e kanë nderuar ish-monarken me një ovacion të gjatë.

Ngjarje u karakterizua si një ngjarje kombëtare, në shenjë nderimi për Beatrix, dhe si një ndër aktivitetet e fundit të dorëzimit të fronit mbretëror tek djali i saj.

Koncerti është shtyre pas vdekjes në gusht, të Princit Frisi, që ishte djali i dytë i Beatrix.

Ai ishte në koma për më se 18 muaj, pas një aksidenti që kishte pësuar në skijim.

Ngjarja në sallën e koncerteve Ahoq, u shoqërua me 33 serenada – një për secilin vit të sundimit të mbretëreshës – nga një gamë e gjerë e motiveve holandeze, nga ato të famshmet e të panjohurat.

Shfaqja përfshinte muzikë klaside, jazz, rap dhe pop, si dhe balet dhe poezi, shkruan dpa.
XS
SM
MD
LG