Ndërlidhjet

Kerry thotë se sanksionet kundër Iranit mbesin në fuqi


Sekretari amerikan i shtetit John Kerry gjatë një takimi me ministrin e punëve të jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif (Ilustrim)
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry gjatë një takimi me ministrin e punëve të jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif (Ilustrim)
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe ministri i punëve të jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif diskutuan të dielën për bisedimet që do të zhvillohen muajin e ardhshëm rreth një marrëveshje përfundimtare për programin e kontestuar bërthamor iranian.

Gjatë takimit që zhvilluan në Minhen, në margjina të konferencës për siguri, Kerry i ka thënë Zarif se sanksionet amerikane kundër Iranit mbesin në fuqi.

“Sekretari Kerry ka nënvizuar rëndësinë që të dyja palët të negociojnë me vullnet të mirë, dhe që Irani t’i bindet përkushtimit, për të cilin kanë vënë vizën në Planin e Përbashkët të Veprimit", raportojnë mediet ndërkombëtare.

"Ai po ashtu e ka bërë të qartë që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbajnë në fuqi sansionet ekzistuese”, citon agjencia reuters, një zyrtar të pa-emëruar të departamentit të shtetit.

Irani ka arritur një marrëveshje të përkohshme me gjashtë fuqitë botërore, gjatë nëntorit të vitit të kaluar, me të cilën pajtohet që të pezulloj programin e tij shumë të ndieshëm bërthamor, dhe si shpërblim fuqitë perëndimore do t’i largonin një set sanksionesh ekonomike, ndër to edhe ato për eksportin e naftës.

Teherani zyrtar do të ketë prapë bisedime për këtë temë me Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë më 18 shkurt në Vjenë të Austrisë, në përpjekje për të kërkuar një marrëveshje më të gjerë.
XS
SM
MD
LG