Ndërlidhjet

Sulmet ajrore vrasin 85 në Aleppo, thonë vëzhguesit


Ilustrim

Ilustrim

Sulmet ajrore të regjimit sirian në qytetin verior Aleppo, kanë vrarë 85 njerëz të shtunën, thotë një grup vëzhgues i gjendjes në Siri.

“Të paktën 85 veta janë vrarë të shtunën, në mesin e tyre janë 65 civilë, prej tyre 10 fëmijë”, njoftoi sot Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut, duke bërë të ditur se sulmet janë kryer me helikopterë të cilët lëshonin fuçi të mbushura me eksploziv.

Sulmet me armët e tilla kontraverse kanë pasur për cak shumë zona të qytetit, i cili dikur ishte kryeqyteti i ekonomisë së Sirisë.

Ky grup vëzhgues thotë se 10 viktima të së shtunës ishin xhihadistë të një dege të Al-Kaidas në Siri, Frontit Al-Nusra, të cilët ishin në shtabin e tyre gjatë sulmit.

Dhjetë trupa të tjerë, sipas observatoriumit, ishin të paindentifikueshëm.

Qyteti i Aleppos ka qenë i ndarë që kur kryengritësit ndërmorën ofensivën e tyre në mes të vitit 2012, kurse luftime të ashpra janë bërë në këtë qytet, që tani i tëri është shndërruar në gërmadha nga sulmet ajrore të regjimit.
XS
SM
MD
LG