Ndërlidhjet

Gjykata liron 62 përkrahës të Morsit


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë egjiptiane liroi të dielën 62 përkrahës të presidentit islamist Mohammed Morsi nga të gjitha akuzat për përfshirjen e tyre në dhunën që shpërtheu në Kajro, pak ditë pas përmbysjes së presidentit nga ushtria në korrik të vitit të kaluar.

Të pandehurit - në mesin e të cilëve ishte edhe Mohammed Badr, një fotograf i televizionit Al-Jazeera - ishin akuzuar për vrasje të shumëfishta në tentativë, trazira dhe bllokim të trafikut gjatë protestës së zhvilluar në përkrahje të Morsit, më 16 korrik në sheshin Ramsis.

Sipas të dhënave zyrtare, 60 njerëz, përfshirë edhe disa policë, ishin lënduar gjatë protestës së dhunshme.

Mediet ndërkombëtare lajmërojnë se, prokuroria do të apelojë këtë verdikt.

Ushtria ka rrëzuar nga pushtetit Morsin më 3 korrik, pasi miliona egjiptian ishin dal në rrugë për të kërkuar fundin e sundimit të tij njëvjeçar.

Prej atëherë, mijëra islamist janë akuzuar si të dyshuar për nxitje ose pjesëmarrje në trazira.

Në muajin dhjetor, qeveria në Kajro shpalli Vëllazërinë Myslimane, të cilës i takon edhe Morsi, si grup terrorist, pasi e fajësoi për dhunë, të cilat akuza i ka hedh poshtë kjo lëvizje.

Sipas ligjeve egjiptiane, akuzat që ndërlidhen me terrorizëm, dënohen me vdekje.
XS
SM
MD
LG