Ndërlidhjet

Sulmohen në Sarajevë pjesëmarrësit e festivalit LGBT


Ilustrim
Ilustrim
Një grup të rinjsh me maska, kanë hyrë të shtunën në mbrëmje në hapësirat e kinemasë Kriterion në Sarajevë, dhe kanë sulmuar fizikisht disa pjesëmarrës të festivalit ndërkombëtar të filmit kvir (queer) “Merlinka”.

Tre persona janë lënduar sipas mjekëve, ndërsa ata kanë plagë në fytyrë dhe kokë.

Forcat e rendit bëjnë të ditur se është vënë në kërkim të 10 të dyshuarve, të cilët kishin fytyrat e mbuluara gjatë sulmit.
Ambasada amerikane në Sarajevë ka dënuar këtë sulm të cilin e quajti “qyqar në komunitetin LGBT”.

Festivali queer “Merlinka” zhvillohet për të parën herë në Sarajevë, nga 31 janari e deri më 2 shkurt, ndërsa emrin e ka marr sipas Vjeran Milladinoviq-Merlinka, një transgjinori të vrarë për shkak të orientimit të tij seksual.

Qëllimi i këtij festivali, është promovimi i të drejtave dhe kulturës së komunitetit Lezbian, homoseksual dhe transgjinor, përmes kulturës së filmit, e cila është prej formave të luftimit dhe uljes së homofobisë.
XS
SM
MD
LG