Ndërlidhjet

logo-print

Vjedhje masive e të dhënave qeveritare gjermane


Ilustrim

Ilustrim

Të gjitha ministritë gjermane dhe 17 deputetë janë prekur nga një vjedhje e shkallës së gjerë të të dhënave gjatë një sulmi që kanë kryer hakerë nga Evropa Lindore vitin e kaluar, raporton magazina Der Spiegel të dielën.

Në total 16 milion njerëz janë prekur nga thyerja e sistemit të sigurisë, i cili është detektuar muajin e kaluar.

Vjedhja përfshinte adresat e email-it dhe fjalëkalimet e punëtorëve në 14 ministri, dhe të atyre të ligjvënësve.

Siç shkruan Der Spiegel, detajet e mbi 600 emailave qeveritar janë vjedhur.

Sipas autoriteteve gjermane, kriminelët kanë arritur që të infektojnë miliona kompjuter me një program i cili i ka futur më pas në një rrjet, që i referohen si “botnet”, prej të cilit më pas të dhënat u vodhën.
XS
SM
MD
LG