Ndërlidhjet

Të paktën 15 të vdekur nga vulkani në Indonezi


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet indoneziane njoftojnë së të paktën 15 persona kanë vdekur si rezultat i shpërthimit të vulkanit në ishullin Sumatra.

Ekipet shpëtimtare po vazhdojnë edhe sot kërkimet në zonat përreth vulkanit në malin Sinabung.

Erupsioni që ngjau të shtunën ka mbushur rajonin ne gur të mëdhenj, hi dhe gaz helmues.

Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Krizave Natyrore në Indonezi, Sutopo Purvo Nugroho, njoftoi se kjo agjenci ka pranuar raporte se në disa zona janë parë trupa të pajetë, por se nuk dihet se sa janë në numra.

Operacioni i kërkim-shpëtimit është vështirësuar për shkak të një shtrese të dendur të hirit vulkanik, ku në disa rajone ka arritur edhe në 30 centimetra.
XS
SM
MD
LG