Ndërlidhjet

logo-print

Yanukovych kthehet nga pushimi mjekësor


Ukrainë - Përkrahësit e presidentit Viktor Yanukovych në rajonin Crimea (Ilustrim)

Ukrainë - Përkrahësit e presidentit Viktor Yanukovych në rajonin Crimea (Ilustrim)

Presidenti i Ukrainës Viktor Yanukovych pritet të kthehet në punë të hënën, katër ditë pasi kishte marr pushim mjekësor, thuhet në një njoftim të postuar të dielën në portalin zyrtar të presidencës.

“Pas trajtimit adekuat mjekësor, presidenti i Ukrainës ndihet më mirë, dhe shëndeti i tij është i kënaqshëm”, citohet të ketë thënë në këtë komunikatë, një zyrtar i lartë shtetëror mjekësor, Oleksandr Orda.

Yanukovych, i cili po përballet me një krizë të thellë politike në vend, dhe protesta gjithandej shtetit, ka lajmëruar të enjten se po merr pushim mjekësor.

Kriza në Ukrainë nisi dy muaj më parë, pasi presidenti refuzoi nënshkrimin e një marrëveshje përafrimi me Bashkimin Evropian, që nxiti protesta masive të forcave opozitare.
XS
SM
MD
LG