Ndërlidhjet

Opozita ukrainase kërkon ndihmë nga perëndimi


Ukrainë - Mijëra protestues anti-qeveritar mbajnë flamujt e Ukrainës gjatë demonstratës në sheshin e Pavarësisë në Kiev, 02 shkurt, 2014
Ukrainë - Mijëra protestues anti-qeveritar mbajnë flamujt e Ukrainës gjatë demonstratës në sheshin e Pavarësisë në Kiev, 02 shkurt, 2014
Dhjetëra mijëra njerëz kanë marr pjesë në demonstratat gjithandej Ukrainës, ndërsa lideri i opozitës Vitali Klitschko ka kërkuar lirimin e pakushtëzuar të të gjithë protestuesve të arrestuar që kur nisën demonstratat në muajin nëntor.

Turma e njerëzve në Sheshin e Pavarësisë në Kiev të dielën, sipas medieve ndërkombëtare vlerësohet të ketë mbledh afro 50,000 njerëz.

Klitschko, dhe lideri tjetër opozitar Arseniy Yatsenyuk, ishin po ashtu në këto demonstrata.

Yatsenyuk ndërkaq ka thënë se opozita po kërkon ndihmë financiare nga perëndimi.

Më herët gjatë ditës, Klitschko është kthyer nga Minheni, ku kishte marr pjesë në konferencën për siguri, dhe kishte takuar shumë zyrtarë perëndimor.
XS
SM
MD
LG