Ndërlidhjet

Zarif: Irani hyn në bisedime me vullnet të mirë


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i punëve të jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif është zotuar të dielën për mirëbesim gjatë bisedimeve me fuqitë botërore rreth programit bërthamor të Iranit.

Irani do të hyjë në një raund të ri bisedimesh këtë muaj “me vullnet politik dhe vullnet të mirë, për të arritur marrëveshje”, ka thënë Zarif.

Do të ishte “marrëzi nga ana jonë, dhe një katastrof për të gjithë” nëse procesi nuk çon drejt rezultateve përfundimtare, tha Zarif para një paneli gjatë Konferencës për Siguri në Minhen.

Fuqitë botërore do të zhvillojnë edhe një raund bisedimesh me Iranin më 18 shkurt.

Palët kanë arritur një marrëveshje fillestare në nëntor, ku parashihet pezullimi i pasurimit të uraniumit dhe hapja e centraleve bërthamore për inspektim.

Fuqitë botërore druajnë se Teherani po përpiqet që të ndërtojë bombë bërthamore, akuza këto të cilat i ka hedhu poshtë Irani.
XS
SM
MD
LG