Ndërlidhjet

Ushtria irakiane intensifikon ofensivën në Anbar


Ilustrim
Ilustrim
Forcat qeveritare irakiane kanë shtuar intensitetin të dielën, në ofensivën e tyre kundër bastioneve të militantëve në krahinën Anbar, në kohën kur gjetiu në vend, janë vrarë shtatë persona.

Përpjekjet për të kthyer qytetin Ramadi nën kontroll të shtetit, dhe dy qytete tjera në Anbar, ka ngrit nivelin e dhunës në Irak, në kohën kur shpërthimi i dhunës po ngjall frikën e kthimit të një gjendje lufte.

Ushtria dhe policia kanë bashkuar forcat gjatë luftës në jug të Ramadit, që llogaritet të jetë një prej përleshjeve më të mëdha në javët e fundit, thonë autoritetet.
XS
SM
MD
LG