Ndërlidhjet

logo-print

Bora lë 90,000 amvisëri pa rrymë në Slloveni


Ilustrim

Ilustrim

Reshjet e dendura të borës kanë goditur pjesën më të madhe të Sllovenisë që nga e shtuna, duke bllokuar hekurudhat dhe rrugët magjistrale, ndërsa ka lënë pa energji elektrike 90 mijë amvisëri, njoftoi të dielën qeveria në Lubjanë.

Në rajonin Postojna, që gjendet rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit slloven, ka kolabuar i tërë rrjeti energjetik.

Kjo si pasojë e peshës së akullit dhe borës, ose drunjve të rrëzuar nga pesha e borës, kurse ekipet nuk po mund të riparojnë rrjetin për shkak të motit të lig.

“Kjo është një katastrofë e shkallës së gjerë”, ka thënë kryeministrja Alenka Bratusek pasi vizitoi rajonin Postojna të dielën.

Ajo u zotua se qeveria do të kërkoj ndihmë nga Bashkimi Evropian për t’i sjell një numër të gjeneratorëve për të tejkaluar mungesën e rrymës.

Edhe në zonat përreth Lubjanës, Celje dhe Mariborit, raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike.
XS
SM
MD
LG