Ndërlidhjet

Sudani thotë se Kryqi i Kuq doli nga mandati


Ilustrim

Ilustrim

Sudani njoftoi të dielën se ka pezulluar aktivitetet e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar sepse ka shkelur udhëzimet për të vepruar në një vend të shkatërruar nga lufta.

“Ne vërejmë se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, po merret me aktivitete jashtë mandatit që ka sipas ligjeve ndërkombëtare dhe marrëveshjes me qeverinë e Sudanit”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga komisioni për ndihmë humanitare të Sudanit.

Ky trup edhe konfirmoi se Kryqit të Kuq Ndërkombëtar i është ndërprerë aktiviteti në Sudan që nga 1 shkurti.

Ky është kufizimi i fundit për agjencitë e huaja humanitare dhe nëpunësit e tyre në Sudan, ku kryengritësit po luftojnë qeverinë në Darfur, në rajonin Kordofan dhe në shtetin Blue Nile.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar lajmëroi të shtunën se i është ndërprerë puna për shkak të “çështjeve teknike”, siç e kishin cilësuar autoritetet sudaneze.
XS
SM
MD
LG