Ndërlidhjet

logo-print

Punëtorët e Coca-Cola’s në protestë shpërndajnë Pepsi


Ilustrim

Ilustrim

Disa qindra njerëz kanë marshuar nga një fabrikë e Coca-Cola’s që gjendet në një paralagje në jug-perëndim të Madridit, e deri në qendër të qytetit, për të protestuar kundër planeve të kësaj kompanie që të mbyll katër uzina të tilla në Spanjë.

Punëtorët, anëtarët e tyre të familjeve, sindikalistët dhe simpatizuesit kanë ecur 25 kilometra nga fabrika në Fuenlabrada e deri në sheshin Puerta del Sol.

Ata shpërndanin rrugës pijen “Pepsi” ndërsa brohorisnin “Ndal mbylljen”.

Coca-Cola Iberian Partners, ka në plan mbylljen e katër prej 11 fabrikave në Spanjë, ndërsa me zbatimin e këtij vendimi, do të mbyllen edhe 1,253 vende pune.
XS
SM
MD
LG