Ndërlidhjet

SHBA: Takimin Super Bowl e ndoqën miliona njerëz


Pamje nga një takim i mëparshëm Super Bowl
Pamje nga një takim i mëparshëm Super Bowl
Miliona njerëz në gjithë Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën, mbrëmë vonë, e kanë ndjekur takimin Super Bowl.

Finalja e Ligës Futbollistike Kombëtare është ngjarja më e madhe sportive e vitit në Shtetet e Bashkuara, ndërsa shumë amerikanë organizojnë pritje për ta shikuar këtë takim në televizion.

Në stadiumin në Nju Jork më se 82 mijë shikuesit i argëtuan Bruno Mars dhe Red Hot Chilli Peppers.

Ekipi Seattle Seahawks e mundi rivalin Denver Broncos me rezultat bindës 43:8. Ky është titulli i parë për ekipin Seahawks.
XS
SM
MD
LG