Ndërlidhjet

logo-print

Ashton: SHBA dhe BE punojnë në planin për ndihmë Ukrainës


Catherine Ashton (djathtas) gjatë takimit të saj me presidentin e Ukrainës Viktor Yanukovich më 29 janar në Kiev

Catherine Ashton (djathtas) gjatë takimit të saj me presidentin e Ukrainës Viktor Yanukovich më 29 janar në Kiev

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka thënë mbrëmë se BE dhe SHBA po punojnë në një plan për ndihmë të gjërë financiare për Ukrainën.

Zonja Ashton i tha të përditshmes Wall Street Journal se me këtë lëvizje synohet ndihma për Ukrainën gjatë periudhës tranzitore, kur një qeveri e përkohshme t’i miratoj reformat politike dhe ekonomike para zgjedhjeve presidenciale, të parapara për vitin e ardhshëm.

Ajo ka thënë se sasia e ndihmës “nuk do të jetë e vogël” dhe nuk do të ketë nevojë që Ukraina të arrijë marrëveshje afatgjatë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG