Ndërlidhjet

Irak: Dhjetëra militantë të vrarë në Ramadi


Pamje nga qyteti Ramadi
Pamje nga qyteti Ramadi
Forcat qeveritare të Irakut dhe aleatët e tyre fisnorë sunitë kanë ndërmarrë sulm kundër bazës së militantëve në provincën perëndimore Anbar.

Ushtria tha se afro 50 kryengritës të ndërlidhur me al-Kaidën janë vrarë në një lagje të kryeqytetit të kësaj province, Anbar, prej së shtunës.

Ramadi dhe qyteti i afërt Falluxha, pjesërisht apo tërësisht ishin nën kontroll të forcave kryengritëse, para disa javësh, por tash forcat e sifgurisë e kanë kthyer kontrollin ndaj disa pjesëve të qytetit Ramadi.

Megjithatë, ushtria ende nuk ka ndërhyrë në Falluxha nga frika se operacioni eventual mund të shkaktoj viktima të shumta civile dhe dëme materiale.
XS
SM
MD
LG