Aktori amerikan i filmit, Philip Seymour Hoffman, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Nju Jork.
Policia tha se 46 vjeçare Hoffman është gjetur në gjendje pa shenja jete në banjon e apartamentit të tij në Greenwich Village.
E përditshmja New York Times, duke i cituar zyrtarët, raportoi se në duart e Hoffmanit, hetuesit e kanë gjetur një injeksion dhe një letër, që përmbante atë që besohet se ishte heroinë.
Hoffman e ka fituar Çmimin Oskar në vitin 2005 për filmin biografik “Capote”, në të cilin ai e luajti rolin e shkrimtarit, Truman Capote.
Ai poashtu ishte nominuar për këtë çmim prestigjioz në fushën e filmit edhe në vitet 2008, 2009 dhe 2013.