Ndërlidhjet

Greqi: Tërmet në ujdhesën Kefalonia


Pamje nga një pjesë e Athinës
Pamje nga një pjesë e Athinës
Ujdhesën perëndimore greke të Kefalonisë sot në mëngjes e ka tronditur një tërmet me intensitet ndërmjet 5.7 e deri në 6.1 shkallë.

Zyrtarët e këtij rajoni thanë se ka pasur dëme materiale në portin Lixouri, afër epiqendrsë së tërmetit. Ka pasur raporte për pak lëndime të vogla të njerëzve.

Ky tërmet është ndjerë edhe në ishullin e afërt Zakinthos, në pjesët perëndimore të Greqisë dhe në kryeqytetin Athinë.

Pas tërmetit me intensitet 5.9 shkallësh, i cili e kishte goditur këtë ujdhesë më 26 janar, mijëra banorë i kalojnë netët te të afërmit ose në anijet që janë dërguar special për këtë çështje.
XS
SM
MD
LG