Ndërlidhjet

Irak: Janari – muaji më vdekjeprurës në pesë vitet e fundit


Pamje nga shkatërrimi i ndërtesave qeveritare në provincën Anbar në Irak
Pamje nga shkatërrimi i ndërtesave qeveritare në provincën Anbar në Irak
Qeveria e Irakut thotë se më se 1000 njerëz, shumica civilë, janë vrarë nga dhuna në këtë vend në muajin janar të këtij viti. Ky është muaji më vdekjeprurës në më tepër se pesë vitet e fundit në Irak.

Sipas të dhënave të paraqitura nga ministria e shëndetësisë, ajo e brendshme dhe ministria e mbrojtjes, në janar të këtij viti janë vrarë 1013 vetë, përfshirë 795 civilë, 122 ushtarë, 96 policë, e të tjerë.

Në muajin prill të vitit 2008 ishin vrarë 1073 njerëz.

Iraku është përfshirë nga dhuna sektare dhe politike për muaj të tërë, por situata është përkqeësuar për shkak të luftës në provincën perëndimore Anbar, ku forcat e qeverisë së Irakut, me ndihmën e aleatëve fisnorë sunitë, janë përleshur me militantët e ndërlidhur me al-Kaidën.

Kombet e Bashkuara thonë se nga kjo luftë, më se 140 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG