Ndërlidhjet

SHBA: Nderime për aktorin e ndjerë Hoffman


Aktori i ndjerë Philip Seymour Hoffman
Aktori i ndjerë Philip Seymour Hoffman
Personalitete të njohura nga bota e filmit në Shtetet e Bashkuara kanë shprehur nderime për aktorin Philip Seymour Hoffman, i cili mbrëmë është gjetur i vdekur në banesën e tij në Nju Jork, qartas nga përdorimi i tepruar i drogës.

Aktori Kevin Spacey në rrjetin Twitter ka vlerësuar se vdekja e Hoffmanit paraqet “humbje të pakompensueshme për të gjithë ata që e kanë njohur dhe për film e teatër”.

Regjisori Mike Nichols, në një deklaratë, tha se Hoffman “ishte aq i madh dhe ne jemi aq të thyer”.

Prefekti i Nju Jorkut, Bill de Blasio, në rrjetin Twitter ka shkruar se “Nju Jorku mbanë zi për humbjen e njërit prej të mëdhenjëve të skenës dhe të ekranit”.

I ndjeri Hoffman, që në të kaluarën ka folur për problemet që ka me drogë, shpeshherë është vlerësuar si aktori më i mirë i gjeneratës së tij.

Hoffman e ka fituar Çmimin Oskar në vitin 2005 për filmin biografik “Capote”, në të cilin ai e luajti rolin e shkrimtarit, Truman Capote.

Ai poashtu ishte nominuar për këtë çmim prestigjioz në fushën e filmit edhe në vitet 2008, 2009 dhe 2013.

Pas vetes i ka lënë tre fëmijë dhe partneren, Mimi O’Donnell.
XS
SM
MD
LG