Ndërlidhjet

Rusi: Personi i armatosur i mban peng nxënësit


Pamje nga një pjesë e Moskës
Pamje nga një pjesë e Moskës
Mediat e Rusisë raportojnë se një person i armatosur i ka zënë peng më tepër se 20 nxënës në një shkollë në periferi të Moskës.

Raportohet se së paku një polic është vrarë, kur personi ka shtënë kundër policisë, e cila kishte arritur në vendin e ngjarjes.

Një polic tjetër është plagosur lehtë.

Ministri i brendshëm i Rusisë, Vladimir Kolokoltsev, është nisur për në vendin e ngjarjes.

Nuk janë të qarta motivet e personit që i ka zënë peng nxënësit.

Mediat raportojnë se besohet se ai është prind i një nxënësi të kësaj shkolle.
XS
SM
MD
LG