Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Pengmarrësi neutralizohet, nxënësit lirohen


Pamje e një pjese të Moskës

Pamje e një pjese të Moskës

Agjencitë e lajmeve raportojnë se personi i cili i kishte zënë peng dhjetëra nxënës në një shkollë në periferi të Moskës në Rusi, është “neutralizuar”, ndërsa të gjithë nxënësit janë liruar.

Më parë është raportuar se së paku një polic është vrarë, kur personi ka shtënë kundër policisë, e cila kishte arritur në vendin e ngjarjes.

Një polic tjetër është plagosur lehtë.

Ministri i brendshëm i Rusisë, Vladimir Kolokoltsev, është nisur për në vendin e ngjarjes.

Nuk janë të qarta motivet e personit që i ka zënë peng nxënësit.
XS
SM
MD
LG