Ndërlidhjet

Thaçi: Organet e Universitetit të jenë përgjegjëse


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që organet përkatëse në Universitetin e Prishtnës të dëshmojnë nivel të lartë të përgjegjësisë.

“Duke respektuar autonominë e Universitetit të Prishtinës, u bëjë thirrje organeve përkaktëse në universitet, që të dëshmojnë nivel të lartë të përgjegjësisë dhe, në bazë të statusit të Universitetit të Prishtinës dhe legjislacionit në fuqi për arsim të lartë, të angazhohen për ta zgjidhur këtë situatë”, ka shkruan Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Këto komente ai i bëri pasi për disa ditë, studentët e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë kanë protestuar para rektoratit të këtij universiteti, duke kërkuar dorëheqjen e rektorit, Ibrahim Gashi.
XS
SM
MD
LG