Ndërlidhjet

logo-print
Klinika Qendrore e Prishtinës bënë të ditur se po rrezikohen jetët e pacientëve në këtë spital për shkak të mungesës së barnave dhe materialit shpenzues, ç’gjë e ka shtyrë bordin ekzekutiv të drejtorëve të bëjë blerje emergjente.

Sipas një komunikate për shtyp, të lëshuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës të hënën, bëhet e ditur se këto blerje janë të nevojshme për funksionin e klinikës emergjente, asaj të anestezionit dhe klinikave të tjera.

“QKUK do të bëjë 14 blerje të shpejta emergjente me vlerë të vogël, kërkesa këto që janë miratuar edhe nga Agjencioni për Financimin e Shëndetësisë së Kosovës, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në këtë njoftim.

Spitali qendror në Prishtinë, po ashtu bënë të ditur se blerjet emergjente po bëhen “për të mbuluar mungesën e barnave dhe materialit shpenzues të domosdoshëm për jetët e pacientëve”, derisa të fillojë furnizimi me buxhetin e transferuar nga Ministria e Shëndetësisë tek institucionet shëndetësore.

QKUK, thotë madje se është e detyruar të bëjë blerjet në mënyrë që të mos mungojnë barnat e nevojshme për mjekim të pacientëve dhe “stafi shëndetësorë ta ketë më të lehtë të kryej punën e tyre profesionale”.
XS
SM
MD
LG