Ndërlidhjet

Dënohen tre rus për vrasjen e një homoseksuali


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në veri-lindje të Rusisë, në gadishullin Kamchatka, ka gjetur fajtor tre burra për vrasjen e një burri që besohet se ishte homoseksual.

Tre të pandehurit janë dënuar të hënën, njëri me 12 vjet e gjysmë, 10 vjet e gjysmë dhe nëntë vjet burg.

Ata janë gjetur fajtor për rrahjen dhe therrjen me thikë të viktimës 29 vjeçe – që ishte zëvendësdrejtori i aeroportit Ozyornaya – të cilin më pas ia kanë vënë flakën.

Incidenti ka ndodhur vitin e kaluar në maj, ndërsa emri i viktimës nuk është bërë i ditur.

Analistët thonë se është shumë e pazakonshme në Rusi, që prokurori të shpalos publikisht se motivi i vrasjes së viktimës ishte homofobia.

Sidoqoftë, tre të pandehurit janë dënuar me vrasje, e jo për krim të ndërlidhur me urrejtjen, klasifikim ky që rrallë përdoret në drejtësinë e atjeshme.

Rusia ka miratuar vitin e kaluar një ligj me të cilin ndalohet promovimi i “propagandës” homoseksuale për të miturit.

Aktivistët e të drejtave të komunitetit homoseksual, lesbian, transgjinor (LGBT) thonë se këto masa kanë ndikuar në shtimin e ndjenjave anti-homoseksuale në Rusi.
XS
SM
MD
LG