Ndërlidhjet

logo-print

Abbas: Trupat e NATO-së të zëvendësojnë ato izraelite


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i Palestinës Mahmud Abbas ka thënë sot se e mbështet idenë e largimit pesë vjeçar të forcave izraelite të rendit dhe kolonive izraalite nga Bregu Perëndimor – nëse NATO-ja zbarkon në këtë rajon për të garantuar siguri.

Gjatë një interviste për gazetën amerikane “The New York Times” Abbas ka thënë se forcat e NATO-së mund të zbarkojnë përgjatë tërë terrorit palestinez në Bregun Perëndimor.

Madje sipas tij, trupat e Aleancës mund të stacionohen edhe në kurin lindor dhe perëndimor të Palestinës.

Abbas kishte insistuar përpara që çfarëdo marrëveshje paqësore mes Palestinës dhe Izraelit, do të nënkuptonte largimin e izraelitëve nga Bregu Perëndimor, tri vjet pas nënshkrimit të paktit eventual.

Mirëpo, Izraeli insiston të kundërtën, që të mbajë një prani ushtarake në shtetin e pavarur të Palestinës.

Ministri izraelit për strehim, Uri Ariel ka thënë se sugjerimet e Abbas-it për sigurinë janë “të papranueshme” për shtetin e Izraelit.

Sipas tij, kushdo që propozon “largimin e 300 mijë ose 400 mijë çifutëve nga shtëpitë e tyre, nuk propozon (ofron) paqë”.
XS
SM
MD
LG