Ndërlidhjet

logo-print

Ministri Buja thotë se për 45 ditë del raporti vlerësues për UP


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja thotë se gjërat kanë ecur përpara drejt zgjidhjes së krizës në Universitetin e Prishtinës por se ato nuk janë të mjaftueshme.

Kështu e ka përshkruar ai situatën e krijuar në Universitetin Hasan Prishtina pas protestave të studentëve, gjatë një mbledhje në komisionin parlamentar për arsim.

Sipas një komunikate për shtyp nga zyra e tij, thuhet se ministri Buja u ka thënë deputetëve se gjatë takimeve që ka pasur me Këshillin Drejtues të UP-së, ka kërkuar që “në një afat sa më të shkurtër të dalë me plan konkret për tejkalimin e gjendjes së krijuar në Universitetin e Prishtinës.

Ministri Buja, sipas njoftimit, ka bërë të ditur se tashmë është themeluar Komisioni Profesional Vlerësues në kuadër të Senatit, i cili “do të kryejë punën me përgjegjësi të plotë” dhe se brenda një periudhe prej 45 ditëve” prej kohës së aktivizimit, ky mekanizëm do të dalë me raporte, në bazë të të cilave do të veprohet më tutje.

Mirëpo në komunikatën e ministrisë së arsimit, nuk shpjegohet nëse ky trup ka nisur punën pas themelimit.

Më tej, ministri ka thënë se edhe Këshilli i Etikës ka shtuar angazhimin, në funksion të realizmin të asaj të cilën po e synojmë dhe se pas vlerësimeve që do të dalin, nuk do të ketë amnistim për asnjë shpërdorues të detyrës zyrtare.

Ministri i Arsimit, po ashtu, ka thënë se është pro debatit parlamentar për situatën në UP dhe verifikimit të titujve shkencorë.
XS
SM
MD
LG