Ndërlidhjet

logo-print

Muzika si nxitje për pjesëmarrje në zgjedhje

  • RFE /RL

Ilustrim

Ilustrim

“Zgjedhjet janë të lira, votimi është e drejtë e juaja. E ardhmja e shtetit është në duart tuaja!

Duke u munduar që të provojnë se demokracia është “cool”, një konkursi muzikor në Afganistan është duke i dhënë qytetarëve të këtij vendi, një zë.

“Himni i zgjedhjet 2014” i ofron pjesëmarrësve mundësinë për të kënduar, rock&roll, rap ose të këndojnë si duan atë vet, për të përshkruar se çfarë rëndësie kanë zgjedhjet e 5 prillit për ta.

Promotori i muzikës, “Argus & Sound Central” kanë vënë një çmim të majmë prej 1,000 dollarësh për fituesin, i cili do të zgjidhet nga një listë prej 10 finalistësh, këngët e të cilëve do të transmetohen këtë muaj, në kanalin Toto TV.

Secili pjesëmarrës duhet ta ketë tekstin origjinal, të përcjell me çfarëdo muzike, qoftë rock, elektro apo edhe muzikë tradicionale.

Një portal i posaçëm është ndërtuar për t’i mundësuar afganëve, të çfarëdo moshe apo gjinie, që të regjistrohen për garën, dhe të postojnë këngët e tyre.

“Është një procedurë shumë e thjeshtë, vetëm shkoni në portal, shkarkoni muzikën, dhe këndoni tekstin tuaj mbi të”, thotë Yusuf Ahmadshah, një muzikant afgan që është edhe anëtar i ekipit organizativ për këtë konkurs.

Pjesëmarrësit mund të shkarkojnë këngët e tyre në audio apo edhe video format.

Teksti i këngës duhet të ndërlidhet me zgjedhjet, dhe mund të jetë në dialektin Pashtu ose Dari, por ai nuk guxon të promovojë asnjë parti politike ose kandidat të pavarur.

Pjesëmarrësit kanë lirinë që të urojnë ose ankohen për procesin zgjedhor, dhe çështjet e tjera që ndërlidhen me zgjedhjet, ndërsa Ahmadshah shpjegon:

"Qëllimi kryesor është që t’i ofrojmë rastin pjesëmarrësve që të sjellin porosinë e tyre për zgjedhjet. Kështu që varet prej garuesve nëse duan të flasin për probleme të caktuara gjatë zgjedhjeve, ose të tregojnë për problemet e tyre me qeverinë, lidhur me zgjedhjet. Përmbajtja duhet të ndërlidhet me zgjedhjet, por garuesit mund të zgjedhin vet se për çfarë aspekti të këtij procesi duan të flasin në këngët e tyre”, thotë ai.

Fituesi do të zgjidhet nga një juri, e përbërë nga profesionistë të muzikës, dhe kritik të artit.

Përveç çmimit në të holla, fituesi do të ketë mundësinë që kënga e tij/saj të shndërrohet në një video profesionale muzikore.

Edhe garuesit e tjerë do të shpërblehen me shuma më të vogla parash.

Duke përshkruar këngët që janë postuar deri më tani, Ahmadshah thotë se shumica janë postuar nga të rinjtë, kryesisht student universitar.

Ahmadshad thotë po ashtu se konkursi është një nismë e organizatorëve, dhe se nuk ka të bëjë me çfarëdo promovimi elektoral.

“Ne vetëm duam që populli afgan ta dijë se ka të drejtë vote dhe të merr pjesë në zgjedhje”, thotë ai për të shtuar se “këtë gjë duam të bëhet përmes muzikës dhe këngës.

Zgjedhjet e fundit presidenciale të vitit 2009 në Afganistan, janë shënuar me një dalje të ulët, ndërsa të dhënat shtetërore tregojnë se pjesëmarrja ishte nën 35%.(f.aliu)
XS
SM
MD
LG