Ndërlidhjet

Prishtinë: Konflikt me armë i dy grupeve, plagoset kalimtari


Ilustrim
Ilustrim
Është plagosur aksidentalisht një 50 vjeçar, nga të shtënat me armë zjarri ndërmjet të dy grupeve në rrugën Bedri Bajrami të Prishtinës, njofton policia.

Incidenti ka ndodhur në mesditë thotë policia, ndërsa viktima e rastit është dërguar për trajtim mjekësor në Klinikën Qendrore Universitare.

Policia thotë se hetimet fillestare kanë provuar se “në incident kanë qenë të përfshirë dy grupe rivale të cilët pas një mosmarrëveshjeje kanë shtënë me armë zjarri, kundrejt njëra tjetrës, duke plagosur kështu aksidentalisht viktimën e sipërshënuar i cili nuk ka qenë pjesë e asnjërit nga grupet porse ka rastisur të jetë aty në momentin kur ka ndodhur incidenti”.

Forcat e rendit thonë se janë duke ndjekur të dyshuarit, dhe se po kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tyre.
XS
SM
MD
LG