Ndërlidhjet

logo-print

Lëndohen 49 veta nga kolabimi i medreses në Kirgiz


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 49 persona janë lënduar pas shembjes së një medreseje në jug të Kirgizit.

Kati i dytë i medreses Imam Azim, që gjendet në qarkun Suzak të krahinës Jalal-Abat është rrëzuar të hënën, gjatë një shërbese fetare për një imam lokal i cili kishte vdekur para pak ditësh.

Drejtori i policisë lokale, Nurbek Zhanybekov, ka thënë se hetuesit janë në vendngjarje.

Sipas tij, nuk ka asnjë dyshim të bazuar për të besuar se kolabimi i ndërtesës ishte më shumë se një aksident.

Mirëpo, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ngritet një akuzë pas kompletimit të punës së hetuesve policor, kundër ndërtuesit.
XS
SM
MD
LG