Ndërlidhjet

Protestuesit në Kiev lirojnë ndërtesat qeveritare – mediet


Ilustrim
Ilustrim
Një fraksion i rëndësishëm i lëvizjes anti-qeveritare protestuese në Ukrainë, është pajtuar që të lirojë territorin e okupuar në Kiev, në këmbin të lirimit të aktivistëve të burgosur, raportojnë mediet lokale.

Liderët e të ashtuquajturit Sektorit të Djathtë dhe të veteranëve të luftës, kanë dhënë këtë sinjal pas diskutimeve me zyrtarët e ministrisë së brendshme dhe të shërbimeve sekrete.

Sipas medieve, protestuesit do të lirojnë rrugën Hrushevsky dhe ndërtesën administrative të qytetit të Kievit.

Në këmbim, forcat e rendit i kanë premtuar kampit protestues, se do të lirojnë nga burgu 100 aktivistë deri të premten.
XS
SM
MD
LG