Ndërlidhjet

Izraeli-Turqisë $20 milion për viktimat e flotës në Gaza


Ilustrim

Ilustrim

Izraeli ka ofruar Turqisë 20 milion dollarë, si kompensim për familjet e të vrarëve dhe të lënduarve gjatë bastisjes së anijes që po barte ndihma në Gaza, në vitin 2010, shkruan gazeta Haarretx të hënën.

Duke cituar diplomatë perëndimor, kjo e përditshme izraelite shkruan se Turqia ende nuk është përgjigjur për këtë ofertë të Izraelit.

Ministria turke e punëve të jashtme thotë vetëm se bisedimet me palën izraelite janë duke vazhduar, ndërsa gazeta Hurriyet shkruan se ka “zhvillime pozitive” në saje të negociatave për kompensim.

“Një marrëveshje është pothuajse e gatshme, dhe po pret finalizimin e disa detajeve të vogla, para se t’i dorëzohet liderëve të dy shteteve”, shkruan gazeta turke.

Komandot izraelit kishin vrarë nëntë shtetas turk gjatë bastisjes në flotillë, e cila po mundohej të thyej bllokadën që Izraeli i vendosi Gazas në maj të vitit 2010.

Ky intervenim kishte prodhuar një krizë të thellë diplomatike ndërmjet të ish-aleatëve rajonal, kurse Ankara zyrtare kishte kërkuar kërkim falje zyrtare dhe kompensm për familjet e viktimave.
XS
SM
MD
LG