Ndërlidhjet

Kryeparlamentari azer, hoxhalarët të luten në gjuhën amtare


Ilustrim
Ilustrim
Kryetari i kuvendit të Azerbajxhanit, Oqtay Asadov i ka bërë thirrje hoxhallarëve në këtë shtet, që lutjet e tyre t’i bëjnë në gjuhën azeri, e jo arabe.

Duke folur gjatë një seance parlamentare të hënën në parlamentin e shtetit, Asadov tha se meqë të gjitha ajetet e Kuraanit janë të përkthyera në gjuhën Azeri, do të ishte më mirë sikur lutjet gjatë predikimeve ose ngjarjeve që ndërlidhen me shërbime fetare, të jenë në azeri.

Kjo formë siç tha ai, do t’ia lehtësonte popullit që t’i kuptojë në tërësi lutjet.

Por sipas rregullave të Islamit, të gjitha lutjet duhet të fillojnë me vargje Kuranore në gjuhën arabe – të cilat edhe në këtë gjuhë kanë interpretim të ndryshëm – e më pas vazhdohet në gjuhën amtare të besimtarëve.

Myftiu i Azerbaixhanit, Allahshukur Pashazade, nuk kanë reaguar ende ndaj thirrje që ka bërë kryetari i parlamentit Asadov.
XS
SM
MD
LG