Ndërlidhjet

logo-print

Sauditët ndalohen të luftojnë jashtë shteti


Ilustrim

Ilustrim

Shtetasit e Arabisë Saudite të cilën luftojnë në konflikte jashtë shtetit, do të ndiqen penalisht dhe burgosen nga 3 në 20 vjet burg, sipas një ligji të ri, i cili u promovua të hënën.

Në bazë të ligjit të ri të cilin e nxorri mbreti Abdullah, anëtarësimi ose mbështetja në grupet ideologjike ose ekstreme fetare, po ashtu do të dënohet me burg.

Por në këto raste, sipas legjislacionit të ri, dënimi mund të shkoj deri në 30 vjet burgim, po që se vërtetohet fajësia e të akuzuarve.

Autoritetet saudite tash një kohë kanë shfaqur brengën e tyre për pjesëmarrjen e shtetasve të tyre në luftën e Sirisë, shpesh në aradhet e grupeve ekstreme islamiste, të cilët e shohin regjimin saudit si jo-legjitim.

Arabia Saudite po ashtu është duke bërë përpjekje që të mbyll rrjedhen e fondeve që po grumbollojnë hoxhallarët e popullarizuar ultra-konservativ për t’i ndihmuar grupet radikale islamiste në Siri.
XS
SM
MD
LG