Ndërlidhjet

Kamikazi vret dy, e plagos dy të tjerë në Bejrut


Ilustrim

Ilustrim

Një sulmues vetëvrasës ka hedh vetën në erë në një minibus në jug-lindje të Bejrutit të hënën, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, dhe plagosjen e dy të tjerëve, lajmërojnë autoritetet libaneze.

Sulmi ka ngjarë në paralagjen Choueifat, që gjendet rreth 15 kilometra në jug-lindje të kryeqytetit Bejrut.

Njëri nga dy të plagosurit, që është shoferi i minibusit, është në gjendje të rëndë, njoftojnë autoritetet spitalore.

Choueifat është i banuar kryesisht me të krishterë.

Zonat jugore të Bejrutit njihen kryesisht si bastione të lëvizjes Hezbollah të shiitëve, dhe kanë qenë cak të sulmeve të shtuara së fundi.
XS
SM
MD
LG