Ndërlidhjet

Vdesin 23 veta brenda 24 orëve në Bagdad


Ilustrim
Ilustrim
Raportet nga Iraku thonë se të paktën 23 persona janë vrarë në një valë shpërthimeve nga makinat bombë në dhe rreth Bagdadit.

Shtatë makina bombë kanë shpërthyen në Bagdad dhe në periferi të kryeqytetit sot duke vrarë të paktën 19 njerëz.

Po ashtu autoritetet kanë bërë të ditur se janë gjithur edhe katë trupat të pa jetë të hedhur në rrugë në lagjet jugperëndimore të Bagdadit.

Qeveria e Irakut thotë se më shumë se 1, mijë persona, kryesisht civilë, janë vrarë në gjithë Irakun në muajin janar.

Iraku është përfshirë nga dhuna sektare dhe politike për muaj të tërë, por situata është përkqeësuar për shkak të luftës në provincën perëndimore Anbar, ku forcat e qeverisë së Irakut, me ndihmën e aleatëve fisnorë sunitë, janë përleshur me militantët e ndërlidhur me al-Kaidën.
XS
SM
MD
LG