Ndërlidhjet

Gjendet drogë në banesën e të ndjerit Hoffman


Ilustrim
Ilustrim
Barna, shiringa të përdorura dhe 50 qese që dyshohet se ishin të mbushura me heroin, janë gjetur të hënën në banesën e aktorit të ndjerë Philip Seymour Hoffman's, një ditë pasi ylli 46 vjeç i kinematografisë amerikane u gjet i vdekur nga mbidozimi, raporton CNN.

Autoritetet ende po presin rezultatet e autopsisë, përderisa po vazhdojnë të hetojnë vdekjen e aktorit, trupi i të cilit u gjet me një shiringë në dorën e majtë të dielën në mëngjes, në banësen e tij në New York.

Lajmi ka tronditur Hollywood-in, ndërsa shumë aktorë kanë postuar porosi në kujtim të Hoffman, i cili fitoi çmimin Oscar për rolin e tij si Truman Capote, në filmin Capote të vitit 2005.

“I dashur Philip, kishe një shpirt të mirë. Për më të ndjeshmit, ndër nesh, zhurma nga vdekja jote është e tepërt! Zoti të bekoftë”, ka shkruar aktori Jim Carrey në tëitter.

"Philip Seymour Hoffman – ishte më i miri i të mirëve – duket e pabesueshme se ai më nuk është më”, ka shkruar aktori tjetër James Franco në Instagram.

“Një lajm sa shokues, aq edhe i dhimbshëm”, ka shkruar në facebook komediane Ricky Gervais.

“Pusho në paqe Philip, sepse ishe një prej aktorëve më të mëdhenj të gjeneratës, një burrë i urtë”, ka shtuar ai.

Para vdekjes, Hoffman kishte folur publikisht për jetën e tij, dhe përpjekjet e gjata për të luftuar abuzimin me drogë.

Aktori i ndjerë, kishte pranuar në disa intervista se kishte abuzuar me drogat.
XS
SM
MD
LG