Ndërlidhjet

Arrestohet vrasësi i gjashtëfishtë në Kinë


Kinë - Krahina Yunnan (Ilustrim)

Kinë - Krahina Yunnan (Ilustrim)

Policia kineze thotë të ketë arrestuar një burrë që dyshohet të jetë përgjegjës për vrasjen e gjashtë personave.

Një zëdhënës i qeverisë në krahinën Yunnan, tha se i dyshuari Shao Zongqi është prangosur të hënën, pas katër ditë në arrati.

39 vjeçi, akuzohet se me një armë gjysmë-automatike ka vrarë dy burra që besohet se kishin pasur një aferë dashurie me gruan e tij.

I dyshuari ka vrarë edhe gratë e këtyre burrave, dhe djemtë e tyre.

Vrasjet kanë ndodhur të premten e kaluar, një natë para fillimit të vitit të ri lunar, në kohën kur familjet ishin mbledhur për të festuar në shtëpitë e tyre.

Viktimat dhe vrasësi i dyshuar, ishin banor të krahinës Yunnan.
XS
SM
MD
LG