Ndërlidhjet

Vriten 57 militantë të dyshuar në Fallujah


Ilustrim

Ilustrim

Ministria irakiane e mbrojtjes thotë se 57 militant janë vrarë në luftimet e fundit në krahinën Anbar.

Sipas forcave të armatosura, shumica e militantëve pësuan gjatë përleshjeve me forcat irakiane në betejë në Ramadi.

Militantët dyshohet se ishin anëtarë të Shtetit Islamit të Irakut dhe Levantit (ISIL), një grup islamist i cili lufton edhe në Sirinë fqinje.

Forcat e ISIL dhe grupeve të tjera sunite, kanë marr nën kontroll pjesë të Ramadi dhe qytetit fqinj Fallujah që nga 1 janari.

Të dielën mbrëma trupat ushtarake kanë intensifikuar bombardimet në Fallujah, kurse zyrtarët thonë se ofensiva tokësore do të nisën shpejt.

Kryeministri iranian Nuri al-Maliki ka kërkuar pezullimin e ofensivës gjithë ushtarake në Fallujah, për t’i dhënë kohë gjetjes së një zgjidhjeje të negociuar.
XS
SM
MD
LG