Ndërlidhjet

Kiev: Kuvendi diskuton mandatin presidencial


Ilustrim

Ilustrim

Parlamenti ukrainas prite të debatojë të martën, për ndryshimet kushtetuese, të cilat do të reduktonin pushtetin e kreut të shtetit.

Presidenti Viktor Yanukovych, të cilin opozita po e fton që të dorëhiqet, është kthyer të hënën në punë, pas katër ditësh pushimi mjekësor.

Ai ka thënë se Ukraina duhet “t’i thotë JO esktremizmit, radikalizmit, dhe nxitjes së dhunës në shoqëri”.

Sipas tij, e tërë kjo po nxitet nga “dëshira për pushtet”.

Një aleate parlamentare e Yanukovych citohet të ketë thënë, nga mediet lokale, se lideri ukrainas është i gatshëm të thirr zgjedhje të parakohshme, nëse nuk gjendet asnjë zgjidhje paqësore për krizën politike.

Yanukovych ende nuk ka reaguar për komentet e partnerit të tij parlamentar, Yuri Miroschnichenko.

Rusia i ka bërë thirrje liderëve opozitar që “t’i shmangen kërcënimeve dhe ultimatumeve” dhe t’i bashkohen dialogut me qeverinë për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën.
XS
SM
MD
LG