Ndërlidhjet

Gjenden në Gjermani eshtrat e Charlemagne


Ilustrim

Ilustrim

Pas 26 vjet kërkimesh shkencore, dhe saktësisht 1,200 vjet pas vdekjes së tij, shkencëtarët lajmërojnë se eshtrat e varrosura në katedralen e Aachen-it në Gjermani, janë siç dyshohej, të Charlemagne, perandorit të parë post-klasik perëndimor.

Ky ekip ka bërë të ditur po ashtu se perandori i cili në Gjermani njihet si “Karl der Grosse”, në Francë si “Charlemagne”, e që shquhej edhe si “Karli i Madh” ose “Karli i Gjatë”, në të vërtet ishte të dyjat, pasi ishte shumë i gjatë me shtat.

Mbetjet mortore që u gjetën në sarkofagun e artë të Charlemagne, i cili është hapur tinezisht në vitin 1988, sipas shkencëtarëve i takojnë një burri shtatlartë, të dobët, dhe të moshuar.

“Sipas rezultateve të vitit 1988 e deri më sot, mund të them se të gjitha gjetjet na çojnë se ky skelet është i Charlemagne”, ka thënë Frank Ruehli, profesor në institututin e anatomisë në universitetin e Zurichut, që është pjesë e ekipit shkencor.

Charlemagne, ishte mbret i frankëve (686-814), mbret i lombarëve (774-814), dhe perandor i kurorëzuar në perëndim nga Papa Leo III - që më vonë njihet si Perandoria e Shenjtë Romake.

Shkencëtarët thonë se ai ishte 60 ose 70 vjeç, kur vdiq në vitin 814.
XS
SM
MD
LG