Ndërlidhjet

Vritet gabimisht një ushtar izraelit në Gaza


Ilustrim

Ilustrim

Një pjesëtar i forcave të armatosura të Izraelit, është vrarë gabimisht në Rripin e Gazës, njoftojnë mediet të martën.

Ministria izraelite e mbrojtjes ka thënë se ushtari ishte marr për terrorist, dhe se ushtarët e tjerë kishin shtënë gabimisht në të, raporton Jerusalem Post.

Ushtria refuzon të shpjegoj rrethanat e sakta të vdekjes së ushtarit të hënën mbrëma.

Ndërsa mediet kanë mësuar se viktima kishte pësuar gjatë një operacioni të mbikëqyrjes ushtarake që po zhvillohej në afërsi të Gazas.
XS
SM
MD
LG