Ndërlidhjet

Përmbyset anija në Banglladesh, vdesin 11 veta


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën 11 persona kanë vdekur të martën, pas përmbysjes së një anije në veri-lindje të Banglladeshit, njoftoi policia.

Sipas forcave të rendit, shkak i kësaj katastrofe besohet të jetë një zjarr në motorin e anijes.

Lundruesja po bartte mbi 100 pasagjerë në lumin Surma, në afërsi të Doarabazar në qarkun Sunamganj, që gjendet rreth 200 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit Daka.

Zjarri në anije besohet se është nisur në kuzhinë, ndërsa tymi ka shkaktuar panik në mesin e udhëtarëve, para se anija të përmbyset.

Mediet lokale raportojnë se shumica e pasagjerëve ishin punëtorë krahu, në një gurrëthyes lokal, të cilët po shkonin në punë.
XS
SM
MD
LG