Ndërlidhjet

Vriten katër policë në Karachi të Pakistanit


Ilustrim

Ilustrim

Katër oficer policie janë vrarë të hënën mbrëma në Karachi, qytetin më të madh në Pakistan.

Sipas policisë, policët u vranë nga një sulmues me motoçikletë.
Incidenti raportohet se ka ndodhur në zonën Ibrahim Haidri, një lagje e varfër që gjendet në pjesën lindore të qytetit portual.

Sulmuesi i ka shpëtuar kapjes nga forcat e rendit.

Askush ende nuk ka marr përgjegjësinë për këtë sulm.

Karachi është zhytur nga dhuna sektariane, etnike dhe politike për vite të tëra.

Më 29 janar, katër oficer polcie ishin vrarë në sulme të ndryshme në Karachi.
XS
SM
MD
LG