Ndërlidhjet

Karzai takohet 'tinëz' me talebanët


Ilustrim

Ilustrim

Zëdhënësi i Hamid Karzai konfirmon se, presidenti i Afganistanit mban kontakte të fshehta me përfaqësuesit e talebanëve, rreth një marrëveshje të mundshme paqësore mes dy kampeve.

Aimal Faizi, që është këshilltar për medie i Karzait, i ka thënë gazetës amerikane “The New York Times” se kontaktet klandestine, të cilat raportohet se kanë filluar gjatë muajit tetor, me iniciativë të talebanëve, ende vazhdojnë.

Sipas kësaj të përditshme, kontakti mes dy palëve ka ndodhur pa përfshirjen e amerikanëve apo të zyrtarëve të tjerë perëndimor.

Këto kontakte ndërkaq po zhvillohen në kohën kur Karzai po ndjek një politikë, e cila ka antagonizuar përkrahësit e tij në Washington.

Kjo përfshinë edhe refuzimin e presidentit afgan që të nënshkruaj një Marrëveshje Bilaterale të Sigurisë me Shtetet e Bashkuara.

Washington-i ka kërcënuar se mund të tërheq trupat e veta ushtarake nga Afganistani nëse ky pakt nuk nënshkruhet shpejt.

Presidenti Barack Obama pritet të takohet të martën me zyrtarë të lartë të mbrojtjes, për të diskutuar përfshirjen e ardhshme të Shteteve të Bashkuara në Afganistan.
XS
SM
MD
LG