Ndërlidhjet

Gjermania kërcënon me sanksione Ukrainën


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka thënë se sanksionet duhet të përdoren si kërcënim kundër qeverisë së Ukrainës, nëse ajo nuk gjen zgjidhje politike për telashet që ka me opozitën.

Komentet e ministrit social-demokrat, tregojnë një linjë të re qasjeje që dallon nga ajo e deritashme e kancelares konservative Angela Merkel, e cila tha javën e kaluar se sanksionet nuk janë çështje që duhet ngritur ende.

“Mendoj se tani duhet të shfaqim sanksionet si kërcënim”, i ka thënë Stenimeier televizionit gjerman ARD, në një intervistë të transmetuar të hënën mbrëma.

Steinmeier ka shtuar se Berlini zyrtar duhet të jetë i gatshëm të zgjedh këto masa, nëse gjendja nuk përmirësohet në terren.

Ukraina është përfshirë për më shumë e dy muaj nga trazira, që u nxitën pas vendimit të presidentit Viktor Yanukovych që të mos nënshkruaj një marrëveshje për përafrimin me Bashkimin Evropian.

Kievi zyrtar ndërkaq tani gjendet ndërmjet të dy zjarreve, mes Rusisë dhe perëndimit.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë filluar diskutimet për një ndihmë të mundshme financiare për Ukrainën.

Por kjo me kusht, nëse formohet një qeveri e re në Kiev.
XS
SM
MD
LG