Ndërlidhjet

Merkel dhe Erdogan diskutojnë raportet bilaterale


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan, do të flet për marrëdhëniet bilaterale të Turqisë me Gjermaninë të martën në Berlin, gjatë një takimi me kancelaren Angela Merkel.

Bisedimet ndërmjet tyre pritet të përqendrohen edhe në konfliktin e Sirisë, dhe përpjekjeve për të ndihmuar refugjatët sirian në Turqi.

Erdogan është në vizitë një ditore në Berlin, ndërsa gjatë qëndrimit atje do të mbajë një ligjeratë edhe për rolin e Turqisë në botë, dhe do t’i drejtohet turqve që jetojnë në Gjermani.

Ditë më parë, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Stenimeier ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i mbaj dyert e hapura për integrimin e Turqisë në këtë bllok.
XS
SM
MD
LG