Ndërlidhjet

Kompanitë shpalosin të dhënat e kërkuara nga NSA


Ilustrim
Ilustrim
Kompanitë më të mëdha të teknologjisë informative kanë publikuar të dhëna të reja për atë se sa shpesh janë urdhëruar që të japin informata për klientët e tyre Agjencisë Kombëtare Amerikane për Siguri (NSA), për hetimet sekrete që i kryente ajo për sigurinë kombëtare.

Publikimi i fundit është lejuar pas një marrëveshje ligjore ndërmjet kompanive dhe qeverisë amerikane.

Sipas këtyre të dhënave që u publikuan nga Google, Microsoft, Yahoo, Facebook, LinkedIn dhe Tumblr, ofrohen detaje të shumta, por edhe ndjenja kritike rreth qasjes së qeverisë ndaj të dhënave të klientëve në internet.

Të dhënat e klientëve të këtyre kompanive teknologjike, ishin marr gjatë hetimeve për kundër-terrorizëm ose për mbledhje të informatave të ndieshme.

Google dh Microsoft, sipas të dhënave për vitin 2012 dhe 2013, ishin të detyruar nga qeveria që të japin informata për mbi 10,000 llogari, për një periudhë gjashtë mujore.

Yahoo po ashtu në pajtueshmëri me kërkesat e administratës, ka dhënë të dhënat e 40,000 llogarive, për gjashtë muaj.

Më herët këto kompani kishin dhënë pak detaje për kërkesat qeveritare për të dhënat e tyre, por pas arritjes së marrëveshje mes tyre dhe administratës, javën e shkuar, publikut i është mundësua të ketë më shumë informata për mbikëqyrjen e shtetasve amerikan.

Programi i mbikëqyrjes masive të agjencive sekrete amerikane është zbuluar nga ish-kontraktori i Agjencisë për Siguri Kombëtare (NSA) Edward Snowden, i cili po kërkohet nga drejtësia amerikane për këtë vepër të tij.

Rusia i ka dhënë atij azil të përkohshëm njëvjeçar.
XS
SM
MD
LG